Asnjë gjurmë nga sulmuesit e Top Channel, “gabimi” që i shpëtoi dhe shpresa e vetme për zbardhjen e ngjarjes
Autori: Gazeta inFokus 16:08 | 29 March 2023
Tre departamente në Policinë Shkencore, sektori i balistikës, ADN-së dhe gjurmëve papilare kanë përfunduar akt ekspertizat në automjetin “Range Rover”, të përdorur në sulmin e armatosur ndaj selisë qendrore të Top Channel.
Sektori i balistikës pas provave të kryera, konfirmon se dy kallashnikovët që qëlluan me 26 plumba, nuk janë përdorur në asnjë krim tjetër.
Nga ana tjetër, sektori i gjurmëve papilare pohon se nuk është gjetur asnjë gjurmë papilare që do të çonte tek autorët e mundshëm të përfshirë në këtë krim të rëndë. Gjithashtu, në targën e përparme të djegur pjesërisht thuhet se nuk ka asnjë gjurmë, pasi ka dyshime se shërbimi zjarrfikës duke ndërhyrë për të shuar flakët në automjetin “Range Rover” ka dëmtuar çdo gjurmë të mundshme që do të mund të përftohej nga Policia Shkencore.
Por prova më e rëndësishme është gjetur në një gëzhojë, të sekuestruar brenda në automjet. Një provë ADN-je, që grupi hetimit ka shpresë se do të shkojë drejt autorëve, të cilët qëlluan me armë zjarri duke gdhirë dita e hënë. Kjo provë ADN do t’i nënshtrohet metodës së krahasimit me 6 oficerë policore që morën pjesë në kqyrjen e vendngjarjes dhe mbas përjashtimit kjo provë do ti dërgohet Europol me seli në Lion, ku do të krahasohet me provat e tjera të ADN të arshivuara nga policët europianë.
Një metodë e tillë krahasimi është përdorur për zbardhjen e një krimi të rëndë, sikurse është vrasja e Artan Cukut. Ishte një provë ADN e konstatuar në veshjen e përdorur nga vrasësi që më pas ju shpërnda Europol përmes të cilës u konfirmua se policia e kishte proceduar Mikel SHallarin për ngjarje të mëparshme.
Por, pavarësisht veprimeve të ethshme hetimore, listës së gjatë të dëshmitarëve të pyetur, dhe përgjimeve të shumta deri më tani nuk ka emra të dyshuarish. Deri më tani, emrat e të dyshuarve janë ende larg e po ashtu deri më tani edhe pistat janë ende larg, për të cilin agjencitë ligjzbatuese do të duhet të bënin transparencë e të informonin se pushteti i katërt, media Top Channel u qëllua me kallashnikovë 26 herë, duke vrarë Pal Kolën e duke rrezikuar shumë të tjerë që gjendeshin në detyrë./Top Channel
Të tjera
-
Paralajmërojnë meteorologët italianë, çfarë do të ndodhë në 12 dhe 13 janar
Meteorologët italianë paralajmëruan se një pjesë e madhe e Kontinentit të Vje...
-
Vend i ngrohtësisë dhe i shijes së veçantë, “Cassava” restoranti që do ju bëjë të ktheheni përsëri
Nëse jeni në kërkim të një vendi që kombinon atmosferën relaksuese me një për...
-
Haziri për Kurtin: Mendësia ‘500K’ tregon se njerëzit i sheh si numra
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, duke folur për kryeministrin Albin Kurti ...
-
Haxhiu deklarohet për arbitrazhin për Grandin: Mbetet i Kosovës, Pacollit do t’ia kthejmë paratë
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka reaguar rreth lajmit për vendimin ...
-
Haradinaj padit të gjitha shtetet financuese të Speciales
Avokati i Nasim Haradinajt, i cili e përfundoi dënimin prej 4 vjet e 3 muaj b...
-
Deklarata e Kurtit për fenë dhe identitetin shqiptar, Kelmendi: Është skandaloze, fyese e nënçmuese
Kryetari i FJALËS, Gëzim Kelmendi, ka reaguar ndaj një deklarate të kryeminis...
-
KFOR s’ka ndryshuar qëndrim: Hapja e urës tani i vë në rrezik të panevojshëm ushtarët dhe komunitetet lokale
Gjenerali Enriko Borduani, komandanti i KFOR-it, është deklaruar për një nga ...
-
Kurti në “The New York Times”: Për identitetin shqiptar, feja s’ka qenë asnjëherë parësore
Gazeta prestigjioze amerikane “The New York Times” ka shkruar sot për konvert...
-
Morën leje për sjellje të mirë, si u arratisën shqiptarët e rrezikshëm nga burgu
Dy të burgosur shqiptarë, Lefter Toçi dhe Romeo Qosja, kanë arritur të arrati...
-
Apel i policisë: Shmangni Merdaren, përdorni vendkalimet e tjera kufitare
Për shkak të pritjeve të gjata në vendkalimin kufitar në Merdar, Policia e Ko...
-
Krijohen kolona të gjata në pikat kufitare, deri në pesë orë pritje në Merdarë
Në pikat kufitare në dalje të Kosovës këtë të shtunë ka kolona dhe pritje të...
-
Joe Biden nderon Hillary Clintonin me “Medaljen e Lirisë”
Presidenti i SHBA-së, Joe Biden ka ndarë Medaljen Presidenciale të Lirisë, nd...