Sport

Asllani: Reali nuk ishte klub që u soll mirë me futbollistet

Autori: Gazeta inFokus 20:23 | 15 December 2023

Kosovare Asllani, ylli aktual i Milanit, e ka pranuar se i është bërë ëndrra realitet kur është ftuar të luajë për Realin e Madridit.

Këtu, ajo ishte futbollistja e parë galaktiko, një status ky që e fitojnë vetëm lojtarët më superiorë në këtë klub spanjoll.

Por, Asllani thotë se jo gjithçka ishte super në Real.

-Advertisement-

“Ëndrra më e madhe ka qenë të luaj për Real Madridin. E kam ndjek atë ëndërr shumë … vetëm nuk ka qenë klubi që u soll më së miri me gra”, ka thënë ajo, duke përmendur një klub tjetër ku ka luajtur si shembull për trajtim të barabartë të ekipit të vajzave dhe djemve.

“Klubi që u soll më së miri me gra, e ku kam luajtur unë ka qenë Manchester City në Angli. Aty kemi pasë mundësi barabar me burra, të njëjtat kushte, të njëjtën fushë, krejt ka qenë barabar…Unë besoj që nuk janë shumë ekipe në botë që punojnë kështu”, ka thënë ajo për emisionin “Prijmë” për Klan Kosova.

E çfarë nuk i pëlqeu Asllanit të Reali?

“Çfarë nuk më pëlqeu ishte qysh i shihnin gratë, nuk kishte barazi…ishte larg nga ajo qysh mua më duket se duhet të jetë në një klub”, tha ajo.

Asllani qëndroi në Real nga viti 2020 deri më 2022. Me këtë klub zhvilloi 46 ndeshje dhe shënoi 19 gola.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Artmotion vjen me Super Zbritje – Mos e humb!
-Advertisement-

Të tjera