Sport

Askush nuk e beson atë që thotë Alves se pse nuk ia dha topin Cavanit

Autori: Gazeta inFokus 13:06 | 18 September 2017

Alves thotë se nuk e mori topin për t’ia dhënë Neymarit, por për ta ekzekutuar vet goditjen e dënimit.

Në ndeshjen mes PSG-së e Lyonit, ku parisienët fituan 2:0, ndodhën disa episode që tregojnë se harmonia në skuadër nuk është edhe e mirë, raporton “L’Equipe”, transmeton Gazeta Express.

Para se Cavani të refuzojë kërkesën e Neymarit për të ekzekutuar penaltinë, Dani Alves bëri një gjest të çuditshëm.

Pas një ndërprerje, braziliani mori topin dhe ia dhuroi Neymarit, duke injoruar tërësisht Cavanin.

-Advertisement-

Tani, ish lojtari i Barcelonës, është menduar të mohojë diçka të tillë, duke thënë se e bëri këtë për shkak se mendonte ta ekzekutonte vetë goditjen e dënimit.

“Unë doja ta ekzekutoja goditjen e dënimit. Mora topin pas faullit sepse tashmë kam shënuar disa gola”, tha Alves për “SporTV”.

“Kisha besim, por në fund të fundit, më i rëndësishëm është ekipi dhe jo rezultatet individuale”, shtoi Alves.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC
-Advertisement-

Të tjera