Ekonomi

ASK: Një familje kosovare brenda vitit shpenzon 7539 euro

Autori: Gazeta inFokus 12:57 | 12 June 2017

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar rezultatet e Anketës së Buxhetit të Ekonomive Familjare (ABEF) për vitin 2016.

Ky publikim ofron të dhëna për konsumin, shpenzimet, të ardhurat e ekonomive familjare etj.

Nga rezultatet e dala nga ky publikim, konsumi i përgjithshëm në Kosovë në vitin 2016 ishte 2321 milionë euro, ndërsa për ekonomi familjare 7539 euro, si dhe për kokë banori 1460 euro. “Konsumi i përgjithshëm në vitin 2016 krahasuar me vitin 2015, ka një rënie të lehtë prej 5.7 për qind, ndërsa konsumi për kokë banori ka një rritje prej 2 për qind. Pjesa më e madhe e buxhetit të ekonomive familjare në vitin 2016 është shpenzuar për ushqim (42 për qind) dhe për banim (29 për qind). Pasojnë shpenzimet për veshmbathje me 5 për qind dhe nga 4 për qind për transport, alkool, duhan dhe për mobile”, ka njoftuar ASK-ja, shkruan Telegrafi.

-Advertisement-

Ndërkaq, krahasuar me vitin 2015, në vitin 2016 ushqimi nga prodhimi vetanak në konsumin e përgjithshëm ka shënuar një rënie të vogël prej 6 për qind.

“Konsumi i ushqimit në Kosovë në vitin 2016, sipas rezultateve të ABEF-it, dominohet nga mishi, qumështi, djathi, vezët, buka dhe drithërat, që kontribuojnë në më shumë se gjysmën e konsumit të ushqimit (në vlerë). Më pas, radhiten perimet dhe pijet joalkoolike. Konsumimi i bukës dhe i drithërave në vitin 2016 ka qenë 17 për qind, sa ishte edhe në vitin 2015”.

Kurse, burimi më i rëndësishëm i të hyrave të ekonomive familjare sipas ABEF 2016, del të jenë rrogat nga sektori privat dhe ai publik, pastaj pensionet, të hyrat nga biznesi vetanak, si dhe paratë e dërguara nga jashtë, përkatësisht remitencat, të cilat kanë pasur një rënie për 1 për qind, krahasuar me vitin 2015.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI-Universum International College rankohet me sukses në Times Higher Education Impact Rankings 2024
-Advertisement-

Të tjera