Lajme

ASK: Në vitin 2061 Kosova do të ketë rënie të popullsisë

Autori: Gazeta inFokus 12:42 | 14 December 2017

Agjencia e Statistikave të Kosovës në bashkëpunim me Fondin për Popullsi të Kombeve të Bashkuara (UNFPA) kanë prezantuar sot raportin për parashikimin e popullsisë së Kosovës 2017-2061, ku në këtë raport parashihet që Kosova në vitin 2061 të ketë 1 milion e 500 mijë banorë.

Duke e krahasuar këtë numër të popullsisë me numrin e tanishëm të banorëve të Kosovës, që është 1 milion e 783 mijë e 531 banorë i bie që do të ketë rënie të popullsisë.

Po ashtu, në këtë raport është paraparë që të ketë edhe vjetërsim të popullatës së Kosovës, ku në vitin 2061 parashihet që mosha mesatare e popullatës të jetë 45 vjeç.Kryeshefi Ekzekutiv i ASK-së, Isa Krasniqi, tha se ky raport ndoshta është alarmi i fundit për institucionet e Kosovës që të shohin se kah po shkojnë trendët e rënies së popullsisë në Kosovë.

-Advertisement-

Sipas tij, ky publikim është shumë i rëndësishëm për institucionet kërkimore, analistët e ndryshëm, për organizatat ndërkombëtare, por më i rëndësishëm sipas tij është për institucionet vendimmarrëse të Kosovës.Ndërsa, Udhëheqësja e Programit të UNFPA-së në Kosovë, Visare Mujko-Nimani, tha se raporti i tillë mundëson në masë të madhe formimin e kornizës të një pune të vazhdueshme në përpilimin, testimin, vlerësimin dhe implementimin e një plani.Ndërsa tha se parashikimet e tilla mund të paralajmërojnë politikbërësit për trendët e mëdha që mund të ndikojnë në zhvillim ekonomik.


Në anën tjetër, koordinatori Nacional i MCC-së për Kosovë, Petrit Selimi, paraqiti një statistikë që sipas tij ka shumë të bëjë me gjetjet e parashikimit të popullsisë. Ai bëri të ditur se sipas një hulumtimit vetëm 12 muajt e fundit 480 mijë kosovarë kanë hapur llogari në rrjetin social Instagram.

Selimi tha se nëse injorohen numrat që dalin në grupmoshat edhe ku janë ata njerëz sot rrezikohet potencialisht thelbin e demokracisë, pasi që informimi, interaksioni, komunikimi, transparenca janë pika themelore të një shoqërie të shëndetshme dhe rrënjët qëndrojnë në statistika.

Ky  raporti i dytë mbi parashikimin e popullsisë së Kosovës është bërë për shkak të ndryshimeve të theksuara demografike të ndodhura përgjatë këtyre viteve, krahasuar me ato që ishin parashikuar në raportin paraprak që për bazë kishte vitin 2011.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…
-Advertisement-

Të tjera