Lajme

Ashpërsohet gara ende pa filluar fushata, Dardan Molliqaj “godet” Ramush Haradinajn

Autori: Gazeta inFokus 21:35 | 20 May 2017

Sekretari Organizativ i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj, i cili kësaj here garon për deputet, fushatën e tij të parë e ka nisur me sulm ndaj kundërshtarëve politik, dhe për këtë ka zgjedhur Ramush Haradinajn.

Molliqaj e ka nisur fushatën zgjedhore përmes një video ku e paraqet Haradinajn si politikan që nuk e mban fjalën.

Video është ndërtuar në atë formë ku janë ndarë deklaratat e Haradinajt në kohë të ndryshme, e që bien ndesh me veprimet e tij të më vonshme, siç është koalicioni me PDK’në.

-Advertisement-

Ndërsa sot kandidati për kryeministër nga koalicioni PDK-AAK-Nisma, Ramush Haradinaj ka thënë se këto parti synojnë që të krijojnë një administratë llogaridhënëse dhe përgjegjëse.

“Synojmë një administratë që do të jetë llogaridhënëse, përgjegjëse, efektive – një motor organizativ në shërbim të qytetarëve dhe shtetit. Kushdo që punon në administratën e Shtetit dhe nuk kryen punën siç duhet do të shkojë në shtëpi”, ka shkruar Haradinaj në rrjetin social Facebook.

“Nëse është nevoja do të zbarazet krejt administrata për të sjell njerëz adekuat për të punuar në shërbim të qytetarëve”, ka përfunduar ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite
-Advertisement-

Të tjera