Sport

Asgjë nuk ndodh rastësisht: 10 sekretet e Cristiano Ronaldos

Autori: Gazeta inFokus 15:52 | 11 December 2017

Të enjten mori në shtëpi një tjetër “Top të Artë”. Është një nga lojtarët më të fortë të globit ende në aktivitet. Emri i tij është mes më të njohurve dhe të dëgjuarit në botë. Banale ta zbulosh: bëhet fjalë për Cristiano Ronaldon, CR7. Disi më pak banale, megjithatë, janë 10 sekretet e tij, të cilat (thuajse) kurrë nuk janë thënë në publik.

1.KËRCIME SI NË NBA – Ronaldo kërcen shtatë centimetra më lart se mesatarja e lojtarëve të NBA-së, 78 deri në 69 cm ngritje në ajër: ja përse me kokë realizon shumë gola të mahnitshëm. Shkurtin e vitit 2013 kundër Mançester United të tij goditi kokën në një distancë nga toka prej 2 metrash e 93 centimetrash, 12 mbi lartësinë e koshit në basket.

2.ÇFARË KËMBE! – Diametri i njërës kofshë të Ronaldos shënon 68 centimetra, një numër mbi mesataren e pjesës më të madhe të lojtarëve.

-Advertisement-

3.NOFKË…QENI – Kur ishte i vogël në fushë e thërrisnin “abelinha” për mënyrën si lëvizte me zig-zage. Sot, ai emër i ka kaluar qenit të tij.

4.ZEMRA – Në moshën 15-vjeçare portugezi është operuar në zemër për shkak të një keqfunksionimi kardiak: Ronaldo rrezikoi karrierën.

5.RITUALET – Ka plot rite besëtytnie: hyn përherë i fundit në fushë me këmbën e djathtë. Në aeroplan ulet gjithmonë përpara shokëve, ndërsa në furgon në fund.

6.DIETA – Cristiano Ronaldo konsumon gjashtë vakte të vogla ditore me distancë 3-4 orë nga njëri tjetri për të mbajtur metabolizmin gjithmonë aktiv.

7.GJUMI – Pushimi është i nevojshëm edhe për të, ndaj i ka besuar një eksperti të sektorit, Nick Littlehales: i ka këshilluar portugezit të ndajë gjumin në 5 faza nga 90 minuta secila duke e detyruar të fikë çdo aparat elektronik së paku një orë e gjysmë më përpara.

8.LUKSI – Kënaqësitë që shijon Ronaldo në lagjen Valdebebas janë “mbretërore”, siç e konfirmon amfiteatri prej 42 vendesh, ku sheh filmimet e ndeshjeve; një “kënd lojërash” e pajisur me video-game, tavolinë bilardoje e ping-pongu e madje, edhe dy simulatorë Formula 1 të ofruar nga “Audi” dhe pishinën 20 metra të gjatë.

9.NASA – CR7 zotëron edhe një suitë private (me numër 118) në katin e parë, ku hyrja garantohet vetëm përmes njohjes së shenjave digjitale. Ka kërkuar të instalohet edhe një makinë aerobike të Nasa-s që simulon efektet e vrapit në mungesë graviteti.

10.KOCKA – Cristiano Ronaldo ka një kockë më shumë në kaviljen e djathtë, një veçanti e 10% të popullatës së botës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Studente dhe prind, Medina Berisha tregon për rrugëtimin e saj akademik në UNI- Universum International College, fuqizuar nga Arizona State…
-Advertisement-

Të tjera