Asgjë konkrete rreth demarkacionit
Autori: Gazeta inFokus 13:00 | 13 March 2018
Ndonëse një ditë më parë mediat raportuan se është arritur një marrëveshje për votimin e demarkacionit, një gjë e tillë ende nuk është konfirmuar dhe ende nuk është caktuar seanca për demarkacionin.
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, tha se ende s’kanë çfarë të thonë në lidhje me këtë dhe se në momentin që do të ketë diçka të re, do të informojnë.
“Gjatë ditës, çka të dimë kemi me iu kallëzuar”, tha ai.
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së Ahmet Isufi tha se ende nuk ka asgjë konkrete dhe se konsultimet po vazhdojnë rreth sigurimit të numrave.
“Nuk ka asgjë njëherë konkrete, do të shohim në të ardhmen. Jemi në konsultime me të gjithë. Me të gjithë do të kemi konsultime”, tha ai.
Ndërkaq Blerta Deliu, deputete nga PDK tha se çështjes së demarkacionit po i vjen fundi. Ndërkaq tha se lidershipi i partive politike është në takime intensive për të siguruar që votimi të shkojë si duhet.
“Përfundimisht është lajm i mirë që çështjes së demarkimit të kufirit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi po i vjen fundi. Ashtu siç jeni informuar dhe nga mediat, ka afërsisht rrumbullakim të kësaj çështje dhe ne presim që kryesia e Kuvendit të mblidhet dhe të zyrtarizojë datën kur do të mbahet seanca. Unë besoj shumë që në një të ardhme të afërt, ne do të vendosim kur do të mbahet kjo seancë dhe do të ketë dhe votim të demarkacionit të kufirit me Malin e Zi në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Lidershipi i partive politike, është në takime intensive me të gjithë akterët politikë, për të siguruar që votimi të shkojë si duhet. Dhe për të siguruar që kjo marrëveshje kur të arrijë në Kuvend, të marrë votën e nevojshme për tu miratuar. Ju i keni dëgjuar deklaratat e kryeministrit, por dhe zyrtarëve të tjerë të partive politike, që ka pasur lëvizje pozitive në këtë drejtim dhe ne presim përfundimisht t ë ketë përmbyllje të këtij procesi”, tha ajo.
E deputeti nga radhët e Nismës Bilall Sherifi tha se ata nuk janë informuar nga kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli, se deri ku ka arritur çështja e bërjes së numrave.
“Z. Veseli është kryetar i PDK dhe kryetar i Kuvendit. Asnjë informatë nuk na e ka dhënë as në cilësinë e kryetarit të PDK-së, nuk ia ka dhënë deputetëve të PDK-së, për aq sa unë jam i informuar, as në cilësinë e kryetarit të Kuvendit nuk na e ka dhënë deputetëve të Kuvendit, se deri ku ka arritur çështja e bërjes së numrave. Prandaj, unë nuk mund të komentoj diçka që fare s’kam informatë. Edhe pse kemi pritur, unë nuk mund të them se a do të ndodh edhe në këtë javë edhe pse presim që të ndodh. Nuk është i obliguar të na informojë për zhvillimet për bisedimet e tij, për takimet e tij, të cilat i bën. Mendoj që secila parti, secili grup parlamentar e ka drejtuesit e vet dhe sapo ata të kenë ndonjë informatë më të saktë, sigurisht, se do të na informojnë dhe ne deputetëve”, tha ai.
Me gjithë insistimin për të marrë një përgjigje dhe nga deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, të cilët tashmë kanë dhënë dorëheqje nga funksionet e partisë, e me të cilët po thuhet se po bisedohet për votimin e demarkacionit, një gjë e tillë ka qenë e pamundur.
As Shqipe Pantina, as Frashër Krasniqi, Donika Kadaj e Visar Ymeri nuk kanë dashur të flasin në lidhje me këtë çështje. As deputetët e Listës Serbe nuk deshën të flasin.
Slavko Simiq, i cili gjendej në Kuvendin e Kosovës, nuk iu përgjigj pyetjes se a janë marrë vesh me koalicionin qeverisës dhe se a do ta votojnë demarkacionin
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...