Ekonomi

Asetet e sistemit financiar të Kosovës, 5.39 miliardë euro

Autori: Gazeta inFokus 10:05 | 29 May 2017

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK), ka njoftuar se vlera e gjithsej aseteve të sistemit financiar të Kosovës arriti në 5.39 miliardë euro në vitin 2016, që përkon me një rritje vjetore prej 10.0 përqind.

“Rritja e aseteve te sektorit bankar dhe atij pensional mbetën kontribuuesit kryesor në rritjen e gjithsej aseteve të sistemit financiar në vend, thuhet në raportin e BQK-së, për Vlerësimin Tremujor të Ekonomisë, raporton RTKlive.

Sipas këtij raporti gjatë vitit 2016, asetet e sektorit bankar shënuan rritje vjetore prej 7.4 për qind, duke arritur në 3.64 miliardë euro

-Advertisement-

“Zgjerimi i portofolios së kredive ishte kontribuuesi më i madh në rritjen e aseteve të sektorit bankar. Ky zgjerim reflekton rritjen e vazhdueshme të depozitave të sektorit bankar si burimi kryesor i financimit të aktivitetit kreditues në vend”, thuhet në raportin e BQK-së, për Vlerësimin Tremujor të Ekonomisë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…
-Advertisement-

Të tjera