Lajme

Asamblisti i VV-së, Egzon Azemi shkarkohet nga bordi i Ndërmarrjes Publike Banesore

Autori: Gazeta inFokus 16:37 | 07 August 2018

Asamblisti i vetëvendosjes, Egzon Azemi është shkarkuar nga Bordi i Aksionarëve të Ndërmarrjes Publike banesore nga Asambleja e Komunës së Prishtinës. Shkarkimi i tij u bë me propozim të asamblistit Nol Nushi nga PSD, ndërsa në votim morën pjesë edhe asamblistët e Partisë Demokratike të Kosovës.

Azemi wshtw shkarkuar me 22 vota për, ndërsa me rastin e votimit të pranishëm në sallën e asamblesë nuk ishin asamblistët e LDK-së dhe Vetëvendosjes.

Pas shkarkimit të Azemit, Kuvendi Komunal i Prishtinës zgjodhi dy përfaqësues të ri të aksionarit për bordin e NPB-së, Genc Sherfin nga PSD dhe Suzana Kika nga AAK-ja.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan
-Advertisement-

Të tjera