Asamblisti i VV-së kritikon komunën për keqmenaxhim të buxhetit
Autori: Gazeta inFokus 16:15 | 05 November 2018
Asamblisti i Vetëvendosjes në Kuvendin Komunal të Podujevës, Fitim Muçolli ka kritikuar komunën për mosmenaxhim të mirë të buxhetit.
Muçolli përmes një postimi në facebook ka shkruar se komuna nuk ka ditur as të planifikoj e as të shpenzoj buxhetin, shkruan Infokus.
“Po e ndaj një shqetësim me ju si përfaqësues i juaj nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin Komunal, lidhur me Raportin Financiar për periudhën janar-shtator 2018. Buxheti u nda ndërsa ne kishim dyshime se nuk do të përballonte të gjitha nevojat urgjente të cilat i kanë llapjanët. Por shqetësimet u rritën me publikimin e raportit financiar. Aty pamë se është shpenzuar vetëm 55.72 % e tij. Për periudhën janar-shtator, pra për 9 muaj është shpenzuar vetëm 55.72% e buxhetit. Kjo tregon për një mosmenaxhim të mirë të tij dhe rrezikun për keqpërdorim të tij në muajt e ardhshëm.”, ka shkruar ai.
Ndërsa rreth parave të shpenzuara Muçolli ka thënë se në investime kapitale janë shpenzuar vetëm 28% e buxhetit të planifikuar për këtë fushë.
“E ajo çfarë vërtetë kanë nevojë llapjanët janë investimet kapitale, ato janë e vetmja formë përmes së cilës qytetarët do të mund të përmirësonin standardin e tyre të jetesës. Planifikimi i buxhetit parashihte që në investime kapitale të shpenzoheshin 6 milionë e 489 mijë euro por janë shpenzuar vetëm 1 milionë e 859 mijë, pra vetëm 28% e buxhetit të planifikuar, kjo me të vërtetë është shqetësuese.”, ka shkruar Muçolli./Gazeta inFokus
Të tjera
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...
-
NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Poloni
Ushtarët ukrainas janë trajnuar nga trupat e NATO-s që kur Rusia sulmoi Ukrai...
-
Mediat ndërkombëtare jehonë lajmit për mbylljen e TikTok në Shqipëri
Lajmi për mbylljen e TikTok në Shqipëri ka gjetur pasqyrim të gjerë në mediat...
-
Ndalohet një autobus në Merdare, në një valixhe kapet nga Dogana një armë me 50 fishekë
Dogana e Kosovës ka njoftuar se në pikën kufitare në Merdare gjatë kontrollit...
-
Kurti: Viti 2024 është viti i pasaportës sonë, ajo renditet më lart se kurdoherë në indekset ndërkombëtare të pasaportave
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shkruar në lidhje me ngritjen e Kosovë...
-
Deri në dy orë pritjet në Jarinje për të hyrë në Kosovë, kolona 500 metra
Foto ilustrim Në pikën kufitare në Jarinje ka deri në 2 orë pritje për të ...
-
Besnik Tahiri zyrtarëve të Jordanisë: Decentralizimi proces afatgjatë dhe jo i lehtë, konteksti i vendit ka rëndësi të madhe
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka zhvilluar takim me gr...
-
Pse po i ndanë Kurti pensionistët e FSK-së nga 100 euroshi? Pyetja e zyrtarit të lartë të AAK-së
Zyrtari i lartë i AKK-së, Lahi Brahimaj ka reaguar ndaj vendimit të qeverisë ...