Lajme

Asambleistja e VV’së i bashkohet PDK’së në Prishtinë

Autori: Gazeta inFokus 13:25 | 21 June 2023

Nënkryetarja e Prishtinës nga radhët e PDK-së, Donjeta Sahatçiu njoftoi sot që PDK-së po i bashkohet një asambleiste. Berna Saraçi, nga Lëvizja Vetëvendosje iu bashkua sot ekipit të PDK-së në asamble në Kryeqytet.

Nënkryetarja Sahatçiu lajmëroi që prej sot, ekipi i PDK-së në Prishtinë përfaqësohet edhe me një super grua në Kuvendin Komunal.

Tha se Berna Saraçi do të vazhdojë të shërbejë si këshilltare komunale për të nxitur punë edhe më të mirë në Kryeqytet.

-Advertisement-

“Ndihem jashtëzakonisht e plotësuar të shoh se si vizioni “Prishtina na bashkon” po jetësohet natyrshëm e me vullnet çdo ditë e më shumë. Prishtina na bëri bashkë në qeverisje fillimisht për projekte konkrete në arsim, shërbime publike, zhvillim rural, kulturë e sport, por që më pas u zgjerua në një frymë që veçse po lulëzon. Bashkë, pa fjalë shumë, me punë e përkushtim të sinqertë – ashtu sikurse edhe e kishim dëshiruar nga fillimi” shtoi Sahatçiu në postimin e saj në Facebook.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik
-Advertisement-

Të tjera