Sport

Arthur: Jam takuar me Barcelonën, por s’ka ende marrëveshje

Autori: Gazeta inFokus 17:47 | 05 December 2017

21 vjeçari thotë se ‘kontakti i parë’ është bërë me katalunasit, por ende ka për t’u punuar për të arritur ndonjë marrëveshje.

Mesfushori i Gremios, Arthur, ka mohuar se ka nënshkruar kontratë me Barcelonën, pas takimit ditë më parë me përfaqësues të klubit spanjoll, raporton Goal, transmeton Gazeta Express.

Arthur nuk i mohon bisedimet dhe dëshirën për ta veshur fanellën e katalunasve, por thotë se aktualisht është lojtar i Gremios dhe se takimi me drejtuesit e Barcelonës ishte vetëm hapi i parë, për t’i njoftuar më shumë.

-Advertisement-

“Jemi takuar, por dua të sqaroj se nuk kemi zgjidhur asgjë, s’kemi arritur ndonjë marrëveshje”, tha ai për “Esporte Interativo”.

“Është klub që e admiroj shumë. Ishte vetëm kontakti i parë që të më njohin më mirë mua dhe familjen time, po ashtu edhe unë, kështu që duhet t’i marrim gjërat me qetësi. Nuk ka asgjë definitive, por kemi pasur bisedime”, shtoi ai.

“Jam lojtar i Gremios. Agjenti im nuk ka negociuar me askënd. Nuk ka ndodhur kjo. Ne duam që çdo marrëveshje të jetë në të mirën e dy palëve, sepse ky klub (Gremio) është shtëpia ime. Kam arritur kur isha 14 vjeçar, jam fans i Gremios me gjithë zemër, gjaku im është i kaltër”, theksoi mes tjerash 21 vjeçari.

Raportohet se Barcelona ka bërë ofertë 35 milionë euro për talentin brazilian, që lidhet gjithashtu edhe me Manchester Unitedin.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Birra të ftohta e me shumë ZBRITJE veç në Viva Fresh!
-Advertisement-

Të tjera