Sport

Arteta uron Sportingun: Na detyroi të bëni një lojë jashtë planeve tona

Autori: Gazeta inFokus 10:12 | 17 March 2023

Mikel Arteta, trajner i Arsenalit, ishte shumë i zhgënjyer për eliminimin e skuadrës angleze nga Sportingu i Lisbonës, duke e ndërprerë në fazën e 1/8-ave rrugëtimin në Europa League. Spanjolli deklaroi se ekipi portugez e detyroi kryesuesin e Premier League-s të bënte një lojë që ishte jashtë planeve të tij.

“Nuk fituam duele në hapësirat e duhura, nuk mundëm të krijonim mjaftueshëm situata të vështira në zonën e kundërshtarit. Ne vazhdimisht e dhuronim topin dhe kjo krijoi një ndeshje të hapur që Arsenali nuk donte ta luante.

Ishte një sfidë e vështirë, kishte raste kur nuk ishim në nivelin tonë. Nuk kishim mundësi ta komandonim ndeshjen, kishim mundësi ta zgjidhnim në kohën shtesë e më pas në penallti…”, shprehet me keqardhje Arteta, duke e kthyer tashmë vëmendjen te fitimi i Premier Legaue-s 19 vite pas suksesit të fundit.

-Advertisement-

“Do të duhet të analizojmë se çfarë nuk shkoi mirë dhe pse nuk ishim aq mirë. Duke parë përpara, duke uruar Sportingun, kemi 11 ndeshje finale. E radhës, me Crystal Palace, është një finale dhe do të duhet të jemi më mirë se në këtë ndeshje”, përfundoi Arteta.

Etiketa:
VIVA FRESH E SHPALL KREEEEJT MUAJIN BLACK NOVEMBER!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy