Artane Rizvanolli konfirmon raportimin e Infokusit për rënien e blloqeve të ‘Kosovës A’, tregon arsyen
Autori: Gazeta inFokus 14:09 | 14 December 2021
Gazeta Infokus raportoi javën e kaluar se termocentrali Kosova A është tërësisht jashtë funksionit.
Infokus raportoi se dy blloqet të cilat kanë qenë në prodhim të këtij termocentrali dolën jashtë sistemit si pasojë e pakujdesisë dhe mos reagimit në kohë të duhur për eliminimin e këtyre pasojave.
E se këto dy blloqe kanë rënë e konfirmuan për Infokusin edhe nga Zyra për Informim e KEK-ut sipas të cilëve kjo kishte ndodhur për shkak të problemeve të shkaktuara në rrjetë sipas tij nga faktorë të jashtëm.
E këtë e ka konfirmuar edhe Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli. Ajo tha se ka kërkuar nga KEK-u arsyet se pse ka ndodhur një gjë e tillë dhe se të njëjtit i kanë pohuar se rënia ka ndodhur për shkaqe teknike.
Për këtë çështje Rizvanolli tha se KEK dhe KEDS kanë formuar një Komision Hetimor për të zbuluar shkaqet.
Mirëpo Rizvanolli ka ngritur edhe dyshimet se kjo mund të jetë bërë edhe qëllimisht.
“Aktualisht KEK-u nuk ka kontratë me ndonjë operator jashtë vendit për eksportim të energjisë. Të paktën për eksport të thëngjillit. KEK-u i shet Kosova thëngjillit i cili më pas i shet palëve të treta. Për rënien e blloqeve kjo ka qenë një pyetje që unë ja kam bërë KEK-ut. Jam informuar se problem teknik ka ndodhur në nivel të transmisionit. KEK dhe KEDS kanë formuar një komision për të parë se cila është arsyeja dhe nëse ka mundur që të parandalohet. Në fakt pikërisht arsyeja pse kam pyetur unë është se kam dashur që të dijë se a ka qenë gabim njerëzor i cili ka mundur të parandalohet dhe parashikohet apo ka qenë thjeshtë teknik e rastit”, ka thënë ajo.
Sipas ministres së Ekonomisë, nga informacionet fillestare rënia e blloqeve ka ndodhur si pasojë e problemit teknik.
“Ky Komision nuk e ka përfunduar ende raportin, por besohet se nuk ka qenë gabim njerëzor por teknikë e rastit, por raporti do të zbardh më shumë detaje lidhur me këtë”, tha ajo.
Gazeta Infokus raportoi sot se kanë rënë edhe dy blloqet të Kosovës B të cilat furnizojnë edhe ngrohtoren e Prishtinës, çka rrezikon mbetjen pa rrymë në vend, dhe Prishtina të mbetet pa ngrohje./Gazeta Infokus/
Të tjera
-
Fundosen veturat te ura e Stacionit të Autobusëve në Prishtinë
Të paktën dy automjete janë fundosur në afërsi të urës së Stacionit të Autobu...
-
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
Kryesia e Kuvendit ka bërë të ditur se do të mblidhet të hënën. Kjo mbledh...
-
Parashikimi i motit për vikend
Reshjet e shiut që filluan ditën e premtë, më vonë gjatë mbrëmjes dhe natën, ...
-
Konfiskimi i ạrmạtimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e të gjithë vendit mbeten prioritet
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në X ka bërë një shkrim në lidhje me konf...
-
Kurti: Qeveria që ka investuar më së shumti në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore islame në Kosovë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se nën udhëheqjen e tij, Qe...
-
Durmishi bën apel pas reshjeve të vazhdueshme të borës: Kujdes gjatë vozitjes, ekipet e mirëmbajtjes janë në terren
Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka dalë me një apel pa...
-
Rrugët e Prishtinës vërshohen, njohësi i emergjencave: Përsëri dështoi infrastruktura nëntokësore në kryeqytet
Njohësi i i çështjeve të emergjencave civile, Tahir Ahmeti ka reaguar pasi si...
-
Dita e Alfabetit, studiuesit: Duhet unifikim të praktikave të gjuhës në tri shtetet ku shqipja është zyrtare
Tashmë një ditë feste zyrtare, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, nuk vjen pë...
-
KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës stërviten së bashku të hënën
KFOR-i njofton së bashku me EULEX-in dhe Policinë e Kosovës do të zhvillojnë ...
-
Refuzohet kërkesa e Shalës për mosparaqitje ose shtyrje të seancës
Gjykata Speciale njofton se Trupi Gjykues i refuzoi kërkesën e Mbrojtjes që t...
-
Zemaj Kurtit e Vitisë për QKMF’në e Mamushës: Jeni definicioni i propagandës, preni shirita për punët që i kam bërë unë si ministër
Deputeti i Lidhjes Demokratike e Kosovës, Armend Zemaj ka thënë sot se kryemi...
-
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, dekla...