Arsyet e çuditshme të zhurmës në vesh, problemet me organizmin
Autori: Gazeta inFokus 11:51 | 20 January 2022
Tringëllimat, fishkëllimat apo kumbimi në vesh shkaktohen nga një sëmundje e njohur si Tinitus. Kjo sëmundje prek rreth 10 përqind të popullsisë në botë. Zhurma krijohet në vesh dhe në kokë por dëgjohet vetëm nga personi i prekur.
Ekspozimi ndaj zhurmës është i vazhdueshëm dhe shkakton ankth, nervozizëm, probleme serioze me gjumin, madje edhe depresion të thellë. Shumë pacientë e kanë të vështirë të përqendrohen nga zhurma thumbuese konstante.
Shkaktarët e Tinitusit ose Tinitit
Mjekët janë ende të paqartë mbi shkaktarët e saktë të tinitusit. Megjithatë, ata kanë identifikuar ekspozimin e tepërt ndaj zhurmave si një prej shkaktarëve më të zakonshëm të sëmundjes. Sipas tyre, ekspozimi ndaj zhurmave të vazhdueshme gjatë punës, dëgjimi i muzikës me volum të lartë e të tjera si këto janë të rrezikshme për dëgjimin dhe shëndetin e veshëve.
Shkaktarët Më Pak Të njohur Të Tinitit
Dylli i Veshëve
Akumulimi i dyllit në veshë është një shkaktar i mundshëm i zhurmës në vesh. Për të zgjidhur këtë problem duhet të shkoni tek mjeku specialist i cili mund të pastrojë siç duhet veshin nga dylli i akumuluar.
Përdorimi i Medikamenteve
Dozat e larta të aspirinës, disa antibiotikë dhe ilaçet kundër depresionit mund të shkaktojnë zhurmën në vesh. Ekspertët thonë se edhe kemioterapia mund të ndikojë negativisht në dëgjim. Nëse vuani nga zhurmat në vesh, konsultohuni me një mjek për të përcaktuar nëse medikamentet janë fajtorë për këtë situatë.
Problemet Me Dhëmbët
Tringëllima e veshit mund të ketë lidhje edhe me ndonjë problem të mundshëm me dhëmbët ose nofullën. Nëse tingëllima është shfaqur pas një ndërhyrjeje dentare, atëherë duhet të konsultoheni edhe njëherë me dentistin.
Lëndimet Në Kokë
Nëse tingëllima e veshit shfaqet pas një aksidenti me makinë, ose lëndimi të kokës, atëherë ajo mund të jetë simptomë e ndonjë problemi me nofullën, kokën ose qafën.
Sëmundjet e Ndryshme
Zhurma në vesh është ndonjëherë simptomë e ndonjë problemi mjekësor. Akumulimi jo normal i lëngjeve në veshin e mesit shkakton tingëllimë në vesh. Hipertensioni dhe diabeti janë identifikuar gjithashtu si shkaktarë të mundshëm të tinitit.
Të tjera
-
Sot mbahet ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”
Të premten, me datë do të 26 mbahet ceremonia përmbyllëse të garës ndërkombët...
-
Osmani merr pjesë në ceremoninë e dorëzimit të pajisjes moderne SPECT/CT/PET
Të premten e datës 26 prill nën patronatin e Presidentes së Republikës së Kos...
-
Deputeti i VV-së: Kosova do të anëtarësohet në KiE, Asociacioni s’do të bëhet në maj
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Alban Bajrami, është shprehur i bindur se K...
-
Sot Dita Botërore e Pronësisë Intelektuale
Sot në të gjithë botën shënohet Dita e Pronësisë Intelektuale, me aktivitete ...
-
Më shumë se gjysma e popullsisë së botës rrezikohet nga sëmundjet e përhapura nga mushkonjat, paralajmërojnë ekspertët
Më shumë se gjysma e popullsisë së botës mund të jetë në rrezik nga infektimi...
-
DASH goditi rëndë ‘strukturat ilegale serbe’ dhe Listën Serbe në Raport, shpjegojnë si “qeveria serbe i shfrytëzon për ndikim”
Serbia – qeveria e saj – vazhdon të përdorë ‘strukturat ilegale serbe’ për të...
-
Arifi: Shkarkimi im hakmarrje e Vuçiqit për suksesin e Kosovës në KiE
Shqiprim Arifi, ish-kryetar i Preshevës ka thënë se shkarkimi i tij është hak...
-
Sot mblidhen katër komisione parlamentare
Në Kuvendin e Kosovës sot do të mbahen mbledhjet e katër komisioneve parlamen...
-
Rashiq komenton stërvitjet ushtarake serbe
Ministri për Kthim dhe Komunitete, Nenad Rashiq, ka thënë se Serbia në krye m...
-
Parahikimi i motit për sot
Për të premten parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ndërsa lok...
-
Akuza për korrupsionin në Qeveri, reagon Këshilltari i Kurtit: Për keqardhje, populli i largoi për kapje të shtetit
“Korrupsion serioz qeveritar”, është referimi që një raport i Departamentit t...
-
Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin “objektivat e buta” ruse
Ukraina është gati të marrë një lloj të ri bombe me laser që mund të shkatërr...