Sport

Arsyeja qesharake pse Mbappe u la rezervë në derbin Marseille – PSG

Autori: Gazeta inFokus 19:01 | 31 October 2018

Është zbuluar arsyeja e çuditshme pse Kylian Mbappe dhe Adrien Rabiot janë lënë në bankinë në fillimin e derit të Francës mes Marsielle dhe PSG-së të luajtur ditën e shtunë.

PSG ka vazhduar ecurinë e mirë në Ligue 1, duke marrë pikë të plota nga udhëtimi në ‘Veledrome’, ku fituan përballjen klasike ndaj Marsielle, me rezultat 0-2.

Të gjithë ishin befasuar kur në formacionin startues të PSG-së në këtë sfidë mungoi Kylian Mbappe.

-Advertisement-

Por, mediet në Francë tashmë kanë zbuluar arsyen.

Ditën e shtunë (28 tetor), për Kylian Mbappe dhe Adrien Rabiot, një tjetër derbi ishte më i rëndësishëm se sa ai mes Marseille dhe PSG.

Të dy këta yje, janë vonuar t’i bashkohen skuadrës në mbledhjen e fundit para nisjes për në stadium, duke vendosur të shikojnë ‘El Clasicon’ mes Barcelonës dhe Real Madridit.

Në vend të Mbappe dhe Rabiot për ndeshjen kundër Marseille, trajneri Tuchel vendosi të startojë me Choupo-Moting dhe Kehrer.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation
-Advertisement-

Të tjera