Lajme

Arsimtarët kërkojnë rritje page mbi 10 %

Autori: Gazeta inFokus 09:50 | 08 January 2018

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe të Kulturës së Kosovës, Rrahman Jasharaj, tha se kërkesat e punëtorëve të arsimit për rritje të pagave ndaj institucioneve të Kosovës janë reale.

“Me kohë jemi shprehur se rritja që është propozuar ka qenë nënçmuese. Nuk ka pasur rritje të pagave për disa vite. Në kuadër të BSPK-së jemi shprehur kundër rritjes prej 4.6“, ka thënë Jasharaj për RTK.

Sipas tij do të dalin me një propozim.”Kryeministri është shumë i ngurtë. Ne do të veprojmë edhe në organizimin sindikal. Për më pak se 10 % as që nuk diskutohet”, theksoi Jasharaj.

-Advertisement-

Sipas tij në vendet e rajonit janë pagat më të ulëta, por atje kanë beneficione tjera.
“Rritja e pagave për vete krijoi një situatë të re. Për veti rriti mbi 100% e për të tjerët 4.6 nuk është normal”, tha ai.

Kryesindikalisti bëri me dije se janë duke vazhduar takimet sindikale.
Për deklaratën e Haradinajt për mësuesit që tha se luajnë shah, Jasharaj tha se janë të ofenduar.

“Më mirë të luhet shah e të lexoj diçka e jo të bëj llaf për politikë”, tha ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Hapet shkolla e mesme profesionale në Qytetin e Ferizajit
-Advertisement-

Të tjera