Lajme

Arsim Bajrami me 200 mijë euro cash në bankë, nuk e paguan tatimin në pronë! (Dokument)

Autori: Gazeta inFokus 16:24 | 02 June 2017

Ministri në largim i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami, prej se ka ardhur në krye të këtij dikasteri qeveritar nuk e ka paguar tatimin në pronë për shtëpinë prej 420 metrash katror në Komunën e Prishtinës, derisa në Agjencinë Kundër Korrupsionit i ka deklaruar rreth 200.000 euro para të gatshme në bankë.

Sipas faturës së fundit të tatimit në pronë, të cilën e ka siguruar portali “Infokusi”, Bajrami i ka borxh Komunës së Prishtinës 830 euro, derisa borxhin vjetor të tatimit për këtë shtëpi në rrugën “Muharrem Fejza” e ka 360 euro, pasi që vlera e llogaritur e shtëpisë është 252 mijë euro.

Bajrami e ka marrë postin e ministrit të Arsimit në dhjetor të vitit 2014.

-Advertisement-

Arsim Bajrami është kandidat për deputet i koalicionin PAN me numër 25. /INFOKUSI.COM

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Për Festën e Bajramit, ZBRITJE deri n’KUPË t’QIELLIT!
-Advertisement-

Të tjera