Sport

Arsenali nuk i ofron rinovimin, një tjetër emër i madh lirohet me parametër zero

Autori: Gazeta inFokus 13:51 | 23 November 2021

Drejtuesit e Arsenalit nuk kanë aspak ndërmend të nisin bisedimet për rinovimin e kontratës me Alexandre Lacazette, i cili në fund të sezonit mbyll kontratën me “topçinjtë” dhe me shumë mundësi do të largohet me parameter zero. Francezi është rikthyer titullar në formacionin e trajerit Arteta, por klubi nuk është gati t’i ofrojë atij rinovimin për një kohë të gjatë dhe me pagën aktuale.

30-vjeçari, i cili është në fund të aventurës së tij me londinezët është i lirë të nisë bisedimet me klubet e tjera që nga 1 janari. Francezi, që i kushtoi plot 52 milionë paund Arsenalit kur e transferoi nga Lyoni në 2017-ën nuk i mungojnë ofertat, pasi Atletico Madrid, Milan, Marseille dhe Newcastle janë klubet që po monitorojnë me kujdes situatën mes lojtarit dhe klubit.

-Advertisement-

Etiketa:
Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy