Sport

Arsenali në kërkim të një bomberi, tre emra në listën e Artetës

Autori: Gazeta inFokus 09:44 | 29 March 2024

Arsenali është në kërkim të një bomberi për sezonin e ri, pasi vetëm braziliani Gabriel Jesus nuk mund të mbajë peshën e repartit të avancuar. Sipas medias britanike, londinezët kanë pikëtuar disa emra, teksa tre prej tyre qëndrojnë mbi të gjithë në listën e hartuar nga njerëzit e merkatos dhe trajneri Arteta.

I pari është Benjamin Sesko, talenti 20-vjeçar i Leipzig, që ka shënuar 11 gola në 34 ndeshje këtë sezon dhe shihet si një nga futbollistët më premtues në repartin e avancuar, bazuar në moshën e tij shumë të re.

Emri tjetër që josh jo pak londinezët është suedezi Viktor Gyokeres, që po shkëlqen me portugezët e Sportingut të Lisbonës. Plot 36 gola në 39 ndeshje të shënuar nga 26-vjeçari kanë bërë që shumë klube të vihen në rresht për shërbimet e tij, teksa mes tyre është pa diskutim edhe Arsenali.

-Advertisement-

Emri i tretë është gjithashtu suedez dhe bëhet fjalë për Alexander Isak, që aktivizohet me Newcastle në Premier League dhe duket se është përshtatur si duhet.

Isak vlerësohet për faktin që krahas pykës, mund të bëjë shumë mirë edhe sulmuesin e krahut, megjithatë për kartonin e tij Newcastle pretendon të paktën 100 milionë euro, shifër kjo që step jo pak Arsenalin.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…
-Advertisement-

Të tjera