Sport

Arsenali kalon në çerekfinale, Manchester Unitedi mbetet në shtëpi

Autori: Gazeta inFokus 22:45 | 22 Shtator 2021

Skuadra e Arsenalit ka kaluar në çerekfinale të Carabao Cup, pasi e ka mposhtur Wimbeldonin me rezultat 3-0, kurse Manchester Unitedi është eliminuar, ngase ka pësuar disfatë në ‘Old Trafford’ nga West Hami me rezultat 0-1, shkruan Gazeta inFokus.

Në takimin e zhvilluar në ‘Emirates Stadium’ në Londër, golat për Arsenalin i realizuan Alexandre Lacazette (11’), Emile Smith Rowe (77’) dhe Edward Nketiah (80’).

Kurse në duelin e luajtur në ‘Old Trafford’, golin e vetëm për West Hamin e ka shënuar Manuel Lanzini (9’).

-Advertisement-

Pas këtyre ndeshjeve, Arsenali dhe West Hami kanë kaluar në çerekfinale të Carabao Cup, kurse Manchester Unitedi dhe Wimbeldonin janë eliminuar nga kjo garë./Gazeta inFokus/

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy