Sport

Arsenali e fiton bindshëm derbin e Londrës ndaj Tottenhamit

Autori: Gazeta inFokus 19:29 | 26 September 2021

Skuadra e Arsenalit ka shënuar një fitore shumë të rëndësishme, pasi e ka mposhtur Tottenhamin me rezultat 3-1, në derbin e Londrës të luajtur në kuadër të xhiros së gjashtë në Premierligë, shkruan Gazeta inFokus.

Në duelin e zhvilluar në ‘Emirates Stadium’, vendasit e nisen furishëm takimin, duke kaluar në avantazh qysh në minutën e 12’ me golin e realizuar nga Emile Smith Rowe.

Se ‘Topçinjtë’ kishin hyrë për tri pikë në këtë ndeshje e dëshmoi Pierre-Emerick Aubameyang, i cili shënoi në minutën e 27’ për rezultatin 2-0.

-Advertisement-

Arsenali nuk u ndal me kaq dhe në minutën e 34’ realizoi edhe Bukayo Saka për shifrat 3-0.

Pjesa e parë përfundoi me rezultat 3-0 për djelmoshat e Mikel Artetas, kurse në 45 minutat e dytë ‘Spurs’ arritën ta gjenin golin e nderit.

Heung-Min Son shënoi në minutën e 79’ për rezultatin përfundimtar 3-1 për Arsenalin.

Pas kësaj fitoreje, Arsenali renditet i dhjeti me 9 pikë, aq sa ka edhe Tottenhami që zbret në pozitën e njëmbëdhjetë./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
A prishet cilësia e gjumit nëse pini kafe në mbrëmje?
-Advertisement-

Të tjera