Sport

Arsenal ofron 59 mln euro dhe Giroud për Aubameyang

Autori: Gazeta inFokus 14:33 | 22 January 2018

Arsenal nuk ka hequr ende dorë nga sulmuesi i Borussia Dortmund, Pierre-Emerick Aubameyang.

Pas refuzimit të parë që i bëri skuadra e Dormund, me ofertën prej 50 milionë euro, ‘topçinjtë’ janë gati të nisin një tjetër fushatë për sulmuesin nga Gaboni. Sipas asaj që shkuan e përditshmja ‘Kicker’, Administratori i Përgjithshëm Gazidis ka udhëtuar drejt Gjermanisë për të provuar të bindë drejtuesit e Dortmund për një marrëveshje mes palëve.

Borussia Dortmund e vlerëson sulmuesin me vlerën 68 milionë eurove, por londinezët po mendojnë që të përfshijnë në këtë mnarrëveshje edhe francezin Giroud. Pra 59 milionë euro dhe huazimi i Giroud deri në muajin qershor.

-Advertisement-

Një manovër e tillë duket se kënaq edhe sulmuesin francez, pasi ai kërkon më shumë minuta aktivizim, për të bindur Deschamps ta marrë në Rusi, muinuta që te Arsenal nuk po i gjen në këtë sezon.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Risi në foleja.com! Prej 49.99€ bleni dyshekët Nouve Blanc dhe përfitoni transportin falas me DHL
-Advertisement-

Të tjera