Lajme

Arrijnë nga Sllovenia në Kosovë fletëvotimet për zgjedhjet e së dielës

Autori: Gazeta inFokus 14:52 | 10 November 2021

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka pranuar fletëvotimet të cilat janë shtypur në Slloveni, për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale, që do të mbahen më 14 nëntor.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

“Mund t’ua konfirmoj se nga Sllovenia janë sjellë në Kosovë fletëvotimet për raundin e dytë të Zgjedhjeve për Kryetarë të Komunave, që do të mbahen më 14 nëntor”, ka deklaruar Elezi.

-Advertisement-

Elezi tha se janë shtypur 9.87% fletëvotime sesa numri i përgjithshëm i votuesve në 21 komunat ku do të ketë raund të dytë të zgjedhjeve.

“Numri i fletëvotimeve që janë shtypur është 1,136,150 fletëvotime. Pra, janë shtypur 124,421 apo 9.87% më pak fletëvotime sesa numri i përgjithshëm i votuesve në 21 komunat ku do të mbahet raundi i dytë. Numri i qytetarëve me të drejtë vote në këto komuna është 1,260,571 votues”, ka deklaruar Elezi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Spektakli i Vitit, Ekskluzivisht në Artmotion – BBVK3!
-Advertisement-

Të tjera