Lajme

Arrijnë kërkesat e para në Ministrinë e Drejtësisë për mbështetje financiare nga të akuzuarit në Hagë

Autori: Gazeta inFokus 16:52 | 13 October 2020

Kanë arritur kërkesat e para në Ministrinë e Drejtësisë për mbështetje me mjete financiare nga të arrestuarit e parë nga Gjykata Speciale që po mbahen në paraburgim në Hagë.

Këtë e ka konfirmuar për gazetën Objektiv, zëvendësministri i Drejtësisë, Florian Dushi.

Por këto kërkesa, sipas tij, janë ende duke u shqyrtuar në këtë ministri.

-Advertisement-

“Natyrisht ka pas kërkesa të tilla edhe më herët, kemi kërkesa të tilla edhe tash, kërkesa të cilat janë në fazën e shqyrtimit pranë zyrës kompetente në Ministrinë e Drejtësisë dhe do të shohim deri në fund si do të zhvillohet, por gjithsesi që Ministria e Drejtësisë do të ju del në mbrojtje, në mbështetje të gjithë atyre personave që do të kenë nevojë për mjete financiare. Në bazë të ligjeve në fuqi edhe ligjit për mbrojtjen dhe mbështetjen e këtyre personave, por edhe përmes ligjit të buxhetit ne kemi një shumë prej rreth gjashtë milionë eurove të parapara për këtë vit e që janë të ndara ekskluzivisht për këtë çështje”, tha Dushi.

I dyti i kësaj ministrie ka folur edhe për procesin e vetingut për të cilin tha se janë në fazën fillestare.

Megjithatë Dushi është i bindur që ky proces do të filloj brenda këtij mandati të kësaj qeverie.

“Unë mendoj që po si proces do të filloj, megjithatë procesi i vetingut duhet ta shohim si një proces më të gjatë, madje ka të tillë që mendojnë që procesi i vetinugut nuk do të duhej të shihej si një akt i vetëm, por thjeshtë si një proces i cili përcjellë sistemin e drejtësisë në vazhdimësi sepse ka të bëjë me llogaridhënien, ka të bëjë me performancën e gjyqtarëve e prokurorëve dhe të segmenteve të tjera në sistemin e drejtësisë”, potencoi Dushi.

Dushi e ka komentuar edhe tërheqjen e SHBA-sw nga procesi i mbikëqyrjes së zgjedhjes së anëtarëve të rinj në Këshillin Prokurorial të Kosovës si dhe zgjedhjes së kryeprokurorëve.

Ai ka kërkuar nga KPK-ja që të evitojë ç’do ndikim politik.

“Unë besoj që Këshilli Prokurorial dhe vetë Kryeprokurori i Shtetit do të jenë në pozicion që të sqarojnë dhe të evitojnë çfarëdo ndikimi politik, apo çfarëdo ndikimi tjetër në procedurën e rekrutimit të kryeprokurorëve dhe prokuroreve”, përfundoi Dushi.

Dushi tha po ashtu se janë në fazën finale të punës për ligjin për themelin e Gjykatës Komericiale i cili së shpejti do të përcillet në Qeverinë e Kosovës e më pas në Kuvend. /Objektiv/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova

Të tjera