Lajme

Arrijnë edhe dy gazetarë ukrainas në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 14:19 | 22 May 2022

Flutura Kusari, juriste e të drejtës së medias, njofton për ardhjen në Kosovë të dy gazetarëve ukrainas.

Kusari njofton se gazetarët kanë arritur mëngjesin e sotëm në Kosovë, teksa paralajmëron edhe ardhje të tjera.

-Advertisement-

Për ardhjen e tyre ka shkruar edhe Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës.

Kujtojmë se Lyudmila Makey është gazetarja e parë nga Ukraina e cila është strehuar në Kosovë, bëri të ditur më 17 prill Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK).

Arritja e saj në Kosovë është bërë në kuadër të programit “Gazetarët në Rezidencë në Kosovë (Journalist in Residence in Kosovo)”.

Programi “Gazetarë në Rezidencë në Kosovë”, është program i iniciuar nga Qendra Evropiane për Liri të Shtypit dhe Medias (ECPMF) dhe Federata Evropiane e Gazetarëve (EFJ), që mbështetet financiarisht nga Qeveria e Kosovës. Në mars, Qeveria e Kosovës tha se është e gatshme të strehojë 20 gazetarë ukrainas dhe për këtë ndau 150,000 euro dhe tha se do t’i strehojë ata deri në një periudhë gjashtëmujore.

Sipas AKG-së, ky program u mundëson gazetarëve ukrainas pagë mujore, akomodim në banesë, kushte për punë, kurse të gjuhës dhe të integrimit, si dhe ndihmë psiko-sociale sipas nevojës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €
-Advertisement-

Të tjera