Sport

Arrihet marrëveshja, Joshua kundër Parker

Autori: Gazeta inFokus 13:26 | 28 December 2017

Anthony Joshua dhe Joseph Parker kanë arritur marrëveshje për ndeshjen që do të zhvillohet gjatë vitit të ardhshëm, shkruan indeksonline.

Promoteri nga Zelanda e Re, David Higgins ka bërë të ditur se të dyja ekipet janë pajtuar për ndarjen e fitimeve.

Joseph Parker do të fitoj rreth 30-35 % të shumës së përgjithshme, ndërsa pjesa tjetër do t’i takoj Joshuas.

-Advertisement-

“Ne kemi rënë dakord për shumën. Ana Joshuas dha një koncesion të vogël dhe ne kemi rënë dakord që pala e Parkerit do të marrë diku midis 30 dhe 35 përqind”, ka thënë Higgins.

“Ka akoma shumë për t’u pajtuar, por kemi rënë dakord për gjënë më të rëndësishme që është fitimi, pjesa tjetër arrihet me kohën”, shtoi ai.

Ekzistojnë tri opsione kryesore për vendet që do të zhvillohet meçi, Mançester, Londër, ose Cardiff.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
-Advertisement-

Të tjera