Lajme

Arrestohet Zafir Berisha, Policia thotë se i sulmoi zyrtarët e saj

Autori: Gazeta inFokus 17:14 | 08 June 2022

Është arrestuar ish-zëvendësministri i Punëve të Brendshme dhe ish-deputeti, Zafir Berisha, pasi dyshohet se sulmoi disa zyrtarë policorë.

Lajmin për Express e kanë konfirmuar nga Policia në Prizren, pa mohuar ose pohuar se bëhet fjalë për Berishën.

Nga Policia thanë se Berisha i ka sulmuar zyrtarët policorë pasi këta të fundit e kanë dënuar për kundërvajtje.

-Advertisement-

Ai, momentalisht është duke u intervistuar nga ana e zyrtarëve policorë dhe ngarkohet për veprën penale “Sulm ndaj personit zyrtar”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!

Të tjera