Lajme

Arrestohet Vali Corleone, babai i tij e denoncoi në Polici

Autori: Gazeta inFokus 09:50 | 22 March 2022

‘Princ Valentino Corleone’ është arrestuar ditën e djeshme në qytetin e Gjilanit, shkruan Gazeta Infokus.

Ai dyshohet se ka kanosur babanë e tij derisa ishin në shtëpinë e tyre.

Lajmin për Gazetën Infokus e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

-Advertisement-

“Ankuesi M.K.SH. ka raportuar se djali i tij/ i dyshuari M.K.SH. e kishte kanosur derisa ishin në shtëpinë e tyre. I dyshuari dyshohet se në vazhdimësi iu shkakton dhunë në familje duke i kanosur prindërit e tij. I dyshuari është arrestuar nga policia e Kosovës , ai është intervistuar në bazë të procedurave ligjore”, ka deklaruar Hashani për Gazetën Infokus.

Për rastin është njoftuar prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që i dyshuari zë ndalohet për 48 or.

Rasti i referohet Prokurorisë Themelore./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan
-Advertisement-

Të tjera