Sport

Arrestohet trajneri i PSG dhe djali i tij, akuzohen për diskriminim

Autori: Gazeta inFokus 12:38 | 30 June 2023

Telashe në horizont për Christophe Galtier dhe djalin e tij. Dyshja janë ndaluar nga policia në Nice pas akuzave për diskrimin nga ish-drejtori sportiv i Galtier te Nice, Julien Fournier. Galtier që pritet së shpejti të shkarkohet nga posti te Paris Saint-Germain për ta dorëzuar stafetën te Luis Enrique, aktualisht është duke dëshmuar në polici ndërsa në këtë mes është i përfshirë edhe djali i 56-vjeçarit, John.

Kujtojmë se hetimi në lidhje me çështjen e diskriminimit ka nisur prej muajit prill ku Galtier akuzohet se në kohën kur drejtonte Nice gjatë sezonit 2021/2022, ka pasur sjellje raciste dhe islamofobe ndaj lojtarëve të tij.

Kjo akuzë ndaj Galtier, shërbeu si një shtysë më tepër që PSG të marrë vendimin për të ndërprerë bashkëpunimin me 56-vjeçarin, teksa pronarët arabët të parizienëve nuk mund ta toleronin teknikun në këtë pikë kur në këtë çështje preken edhe ata, si besimtarë të devotshëm muslimanë.

-Advertisement-

Galtier e mori drejtimin e PSG në verën e shkuar, por nuk mundi të krijonte një frymë grupi dhe bashkëpunimi mes yjeve të skuadrës me francezët që përfunduan të eliminuar në raundin e 1/8-tave në Champions League dhe pavarësisht se fituan titullin kampion, sërish e konsideruan si një sezon të dështuar.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Blerando i Big Brother Vip Kosova – fytyra e re e Prince Espresso
-Advertisement-

Të tjera