Lajme

Arrestohet shtetasi i Serbisë pasi që i ofroi ryshfet policit në Jarinje

Autori: Gazeta inFokus 09:02 | 07 April 2022

Një shtetas i Serbisë është arrestuar pasi që gjatë kontrollimit në pikën kufitare në Jarinje, në dokumentet e tij i ka vendosur dinarë serb duke i ofruar ryshfet policit, shkruan Gazeta Infokus.

Sipas policisë, rasti ka ndodhur gjatë të mërkurës rreth orës 10:00.

“Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!
-Advertisement-

Të tjera