Lajme

Arrestohet shoferi që goditi për vdekje veteranin e UÇK-së dje në Drenas

Autori: Gazeta inFokus 12:02 | 31 October 2022

Është arrestuar i dyshuari për aksidentin me vdekje që ndodhi dje në Drenas.

Sipas Policisë, ai dyshohet se nga pakujdesia e ka goditur me veturë një këmbësor.

Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML, kurse i dyshuari është dërguar në mbajtje.

-Advertisement-

I ndjeri është Selver Lladrovci, ish ushtar i UÇK-së.

Për të ka shkruar edhe i pari i Drenasit, Ramiz Lladrovci.

Ai dje ka shkruar se Selveri ka qenë veprimtar i guximshëm, pjesëmarrës në demonstrata kundër pushtuesit dhe veteran i UÇK-së, i cili me bindje dhe vetëdije, i takonte rinisë më të vendosur për çlirim.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Blerando i Big Brother Vip Kosova – fytyra e re e Prince Espresso

Të tjera