Lajme

Arrestohet shoferi që goditi për vdekje një këmbësore në Komoran

Autori: Gazeta inFokus 22:49 | 15 October 2022

Është arrestuar drejtuesi i automjetit i cili dyshohet se ka shkaktuar aksidentin me fatalitet që ndodhi pasditen e kësaj të shtunë, në magjistralen Prishtinë-Pejë, saktësisht te vendi i njohur si “Kroni i Mbretit”.

I njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë, ka konfirmuar Policia e Kosovës.

“Drejtuesi i automjetit që ka shkaktuar aksidentin, i dyshuari mashkull kosovar 44-vjet, është arrestuar dhe me aktvendim të prokurorit dërgohet në mbajtje deri në 48 orë”, ka deklaruar për Telegrafin, zëdhënësi i Policisë, Bajram Krasniqi.

-Advertisement-

44-vjecari dyshohet se ka goditur për vdekje një këmbësore. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 17:20.

“Në ora 17:20, Policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë (te Kroni i Mbretit). Nga vendi i ngjarjes, patrulla e policisë njofton se një veturë ka goditur një këmbësore”, ka thënë Krasniqi.

“Për rastin është njoftuar edhe ekipi emergjent mjekësor, të cilët kanë konstatuar se këmbësorja është pa shenja jete. Policia po merret me rastin”, ka shtuar ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit
-Advertisement-

Të tjera