Lajme

Arrestohet politikani serb, iu fishkëlleu ministrave në Veri

Autori: Gazeta inFokus 14:11 | 20 August 2024

Gjatë ditës së sotme në veri të Mitrovicës është arrestuar lideri i Demokracisë Serbe, Aleksandar Arsenijeviq.

Arrestimin e tij për Klankosova.tv, e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Veton Elshani. Ai tha se ndaj të njëjtit është shqiptuar gjobë për bezdisje dhe më pas është liruar.

Arrestimi i tij u bë pasi politikani serb dyshohet se ka fishkëlluar pranë një tavoline të një kafeterie ku po qëndronte ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi të cilët ishin sot për vizitë në Veri.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova nderohet me tre Çmime prestigjioze për qëndrueshmëri
-Advertisement-

Të tjera