Lajme

Arrestohet personi që u paraqit si polic e ia kërkoi 30 mijë euro – flet Adrijana Hoxhiq

Autori: Gazeta inFokus 21:30 | 24 May 2021

Është arrestuar personi që dyshohet t’i ketë kërkuar politikanes Adrijana Hoxhiq 30 mijë euro si ryshfet, lidhur me një rast në komunën e Mitrovicës Veriore.

Rastin e ka konfirmuar për Klan Kosova vetë Hoxhiq e cila ka rrëfyer se i dyshuari i ishte paraqitur si hetues policor.

Ajo tha se i njëjti ia kishte kërkuar këtë shumë të parave për ta përmbyllur një rast që lidhet me keqpërdorimin e detyrës zyrtare nga nënkryetarja e Mitrovicës së Veriut e për të cilin kjo e fundit nuk dha detaje.

-Advertisement-

Hoxhiq tregoi se e ka raportuar personin në polici menjëherë.

Policia e Kosovës ka arritur që të dyshuarin ta kapë përmes një simulimi të veprës penale ku të dyshuarit i janë dhënë 11 mijë euro, ndërsa ai ka kërkuar ta marrë shumën e mbetur të 30 mijë eurove të kërkuara gjatë dy ditëve të ardhshme.

“I dyshuari në vazhdimësi i ka mashtruar palët duke u prezantuar si pjesëtar i Policisë së Kosovës (hetues në krime ekonomike) me qëllim të përfitimit material. Ai iu ka thëne palëve ankuese se është duke hetuar disa lëndë të keqpërdorimit të detyrës zyrtare, por që ai ishte në gjendje t’i rregullonte këto raste nëse pala ankuese pranonte t’i jepte ryshfet në vlerë prej 30,000 euro (tridhjetë mijë euro)”.

“Policia e Kosovës pas pranimit të informacioneve relevante sot me datë 24.05.2021 ka ndërmarrë një sërë veprimesh profesionale duke zbatuar edhe urdhëresën e gjykatës kompetente, ku është bërë simulimi i veprës penale, me ç’rast është kryer dhënia e mjeteve monetare të dyshuarit në vlerë prej 11,000 €uro (njëmbëdhjetë mijë euro), ndërsa i dyshuari ka kërkuar edhe mjete tjera që t’i pranojë gjatë dy ditëve në vijim”.

Personi (me inicialet Xh.P) i dyshuar për veprat penale “Mashtrim” dhe “Prezantim i rremë si person zyrtar” është intervistuar nga Policia dhe i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin

Të tjera