Lajme

Arrestohet personi i kërkuar, i dënuar me tri vite burgim

Autori: Gazeta inFokus 10:44 | 19 April 2024

Policia e rajonit të Prishtinës po vazhdon ndërmarrjen e veprimeve policore me qëllim kapjen e personave të dyshuar dhe atyre të dënuar si autor të veprave penale.

Në njoftimin për media thuhet se në një operacion të befasishëm që policia në Podujevë, arriti të arrestoj personin e kërkuar, i cili ishte në arrati.

“B. B, mashkull, 41 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, i cili pas arrestimit nga ana e policisë u dërgua në vuajtje të dënimit prej tri vitesh”, thuhet në njoftim. Policia nuk ka dhënë detaje tjera.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI

Të tjera