Lajme

Arrestohet pacienti në Spitalin e Pejës, pasi iu gjet granatë dore në xhepin e palltos

Autori: Gazeta inFokus 10:05 | 20 September 2022

Policia e Kosovës njoftoi se ka arrestuar një pacient në Spitalin Rajonal të Pejës, pasi të hënën në xhepin e palltos së tij mjekët kanë gjetur një granatë dore, shkruan Gazeta Infokus.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore, të cilët kanë bërë evakuimin e personave deri sa njësiti për deminim i ka bërë tërheqjen e mjetit nga ai lokacion.

“Rr. Nëna Terezë, Pejë 19.09.2022 – 12:25. Është raportuar se te një mashkull kosovar, është gjetur një granatë dore. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore të cilët kanë bërë evakuimin e personave deri sa njësiti për deminim i PK-së ka bërë tërheqjen e mjetit nga ai lokacion. I dyshuari është arrestuar, pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

-Advertisement-

Ndryshe Gazeta Infokus të hënën ka raportuar për këtë rast, ku lajmi është konfirmuar edhe nga zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Ai tha se stafi mjekësor e kishte vërejtur një mjet shpërthyes në xhepin e jaknes së një pacienti.

“Rreth orës 12:40 policia është njoftuar se në Spitalin Rajonal në Pejë stafi mjekësor gjatë kontrollit të një pacienti në xhepin e tij të jaknes ka vërejtur një mjet shpërthyes. Policia menjëherë ka dal në vendin e ngjarjes dhe ka bë sigurimin e vendit të ngjarjes dhe janë larguar njerëzit nga lokacioni për shkaqe sigurie. Tash besoj ka mbërri edhe njësiti për deminim”, ka deklaruar Gashi për Infokus.

Rasti është hapur si “Armëmbajtje pa leje”./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!

Të tjera