Lajme

Arrestohet njëri nga të dyshuarit për grabitjen në oborrin e Spitalit të Pejës

Autori: Gazeta inFokus 09:58 | 22 September 2022

Është arrestuar njëri nga të dyshuarit për grabitjen që ndodhi ditë më parë në oborrin e Spitalit Rajonal të Pejës.

Ndërsa, dy të dyshuarit tjerë momentalisht gjendjen në arrati.

Policia bën të ditur se grabitja ka ndodhur më 18 shtator rreth orës 20:00. Ndërsa, rasti në polici është raportuar një ditë më vonë nga viktima, të së cilës të dyshuarit ia kishin marrë me forcë çantën nga krahu dhe tri unaza nga dora e saj.

-Advertisement-

“Me datën 19.09.2022, viktima femër kosovare ka ardhur nё Stacionin Policor Pejё, e cila ka deklaruar se me datёn 18.09.2022, rreth orёs 20:00, nё rrugën “Nëna Terezë” (nё oborrin e Spitalit Rajonal nё Pejё) tre (3) persona tё dyshuar me forcë ia kanë marrё çantën nga krahu, gjithashtu edhe tri (3) unaza nga dora e viktimёs”, thuhet në njoftimin e policisë.

“Tё dyshuarit janё larguar nё drejtim tё panjohur. Pas njё pune intensive nga Hetuesit e Staconit Policor Pejё, me datёn 21.09.2022, kanё arritur ta indetifikojnё dhe ta arrestojnё njërin nga tё dyshuarit, ndёrsa dy të dyshuarit tjerё momentalisht gjenden nё arrati”.

I dyshuari që u arrestua, pas intervistimit me vendim të Prokurorit të Shtetit ёshtё ndaluar për 48 orë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të katërt "Banka e Vitit 2024 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera