Lajme

Arrestohet një zyrtar në Komunën e Vitisë, keqpërdori pozitën zyrtare

Autori: Gazeta inFokus 09:39 | 20 September 2022

Një zyrtar i gjendjes civile në komunën e Vitisë është arrestuar pasi që dyshohet se ka keqpërdorur pozitën zyrtare, shkruan Gazeta Infokus.

Siç njofton policia, rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 12:00, e ku thuhet se zyrtari i ka ndihmuar një qytetari një identitet të rrejshëm si shtetas i Republikës së Kosovës.

“Nga njësiti për hetimin e krimeve ekonomike është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar zyrtar i gjendjes civile në komunë, i cili duke keqpërdor pozitën zyrtare i ka mundësuar një qytetari identitet të rrejshëm si shtetas i Republikës së Kosovës (pala ishte shtetas i Serbisë, Preshevë)”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

-Advertisement-

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të katërt "Banka e Vitit 2024 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera