Lajme

Arrestohet një serb në Vermicë, tentoi t’i korruptonte policët me 5 euro

Autori: Gazeta inFokus 09:18 | 25 April 2022

Policia e Kosovës e ka arrestuar një shtetas të Serbisë, të dielën, në pikën kufitare në Vërmicë, pasi në dokumentet e udhëtimit kishte futur një kartëmonedhë prej 5 eurosh, shkruan Gazeta Infokus.

I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari, shtetas i Serbisë pasi i njëjti në pikë kufitare, në mesin e dokumenteve të tij të udhëtimit kishte futur një kartëmonedhë prej 5€. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Risi në foleja.com! Prej 49.99€ bleni dyshekët Nouve Blanc dhe përfitoni transportin falas me DHL
-Advertisement-

Të tjera