Lajme

Arrestohet një serb në Jarinjë, kishte urdhër gjyqësor ndaj tij për një rast në vitin 2022

Autori: Gazeta inFokus 13:35 | 26 August 2024

Serbi, Dushan Neshiq, është arrestuar mëngjesin e sotëm në pikën kufitare në Jarinjë.

Këtë e konfirmoi  zëvendës drejtori i Policisë për Veriut, Veton Elshani.

Ai tha se arrestimi është bërë në bazë të një urdhri gjyqësor për një rast të vitit 2022, që ka të bëjë me “kërcënime”.

-Advertisement-

Elshani shtoi se ai është arrestuar derisa po hynte nga Serbia në Kosovë.

I arrestuari ndodhet në ndalim policor në stacionin në Mitrovicë të Jugut.

“Personi është ndaluar të hënën rreth orës pesë të mëngjesit, teksa po hynte në Kosovë nga Serbia. I dyshuari është ndaluar për 48 orë dhe gjendet në stacionin policor në Mitrovicën e Jugut”, tha ai për Gazetën Express.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani
-Advertisement-

Të tjera