Lajme

Arrestohet një serb, në gjendje të dehur goditi një veturë

Autori: Gazeta inFokus 11:40 | 24 April 2024

Policia e Kosovës ka arrestuar një person me shtetësi serbe pasi i njëjti kishte vozitur veturën në gjendje të dehur dhe si pasojë e kësaj ka goditur një veturë tjetër.

Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor. Ndërsa me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar vozitësi mashkull serb shtetas i Serbisë, pasi që në gjendje të dehur, me veturën e tij, me targa të Serbisë, nga pakujdesia ka goditur veturën e vozitësi mashkull kosovar. Si pasojë, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, njoftoj policia./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI

Të tjera