Lajme

Arrestohet një person pasi keqpërdori besimin brenda kompanisë duke marrë para

Autori: Gazeta inFokus 23:30 | 03 June 2023

Siç njofton policia i dyshuari është 32 vjeçar dhe nga ai janë sekuestruar një shumë e parave.

“Sot hetuesit policor të Fushë Kosovës, kanë arrestuar një person të dyshuar ndaj të cilit janë ngritur dyshimet se ka keqpërdorur besimin brenda një kompanie dhe ka arritur të përvetësoj një shumë parash. Rast ky i cili është denoncuar dje në polici. Ka qenë reagimi i shpejtë i hetuesve ai që ka rezultuar me  arrestimin e personit të dyshuar: V. R., 32 vjeç, mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës, të cilit i janë gjetë dhe sekuestruar një shumë e parave”.

Tutje, thuhet se hetimet janë duke vazhduar rreth rastit dhe i dyshuari me vendim të prokurorit të shtetit është dërguar në qendrën e mbajtjes.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion

Të tjera