Lajme

Arrestohet një person në Skenderaj, dyshohet se gjuajti me armë ditën e zgjedhjeve

Autori: Gazeta inFokus 10:18 | 19 October 2021

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Skenderaj, pasi i njëjti dyshohet se me 17 tetor të këtij viti ka shtënë me armë zjarri.

Sipas policisë nga i dyshuari është sekuestruar një karikator me pesë fishekë.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që pas intervistimit i dyshuari të lirohet në procedurë të rregullt.

-Advertisement-

Rasti ka ndodhur të dielën në orën 21:30.

“Skenderaj 17.10.2021 – 21:30. Pas një pune hetimore me datë 18.10.2021 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që  dyshohet se kishte shtënë me armë zjarri. Nga i dyshuari është sekuestruar një revole me një karikator dhe pesë fishek. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që pas intervistimit i dyshuari të lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Për Festën e Bajramit, ZBRITJE deri n’KUPË t’QIELLIT!

Të tjera