Lajme

Arrestohet një person në Graçanicë pasi i gjenden 1 kg mariuhanë

Autori: Gazeta inFokus 14:55 | 29 September 2021

Është arrestuar një person i dyshuar për posedim të substancave narkotike në shtëpinë e tij, shkruan Gazeta Infokus.

Këtë e ka bërë të dikur Policia e Kosovës, përmes një njoftimi në rrejtin social Facebook.

Sipas këtij njoftimit thuhet se Drejtoria për Hetimin e Trafikimit të Narkotikëve-Sektori Qendror, ka pranuar informata relevante se në një fshat të komunës së Gracanicës, që një person i dyshuar posedon substanca narkotike.

-Advertisement-

“Në konsultim me prokurorin kompetent dhe me urdhër të lëshuar nga Gjykata,  janë bastisur, dy shtëpi banimi me ç ‘rast është gjetur substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë në një thes letre. Substanca narkotike është gjetur në oborrin e shtëpisë së të dyshuarit, I.S. (1987),  mashkull kosovar, përkatësisht në posedim të tij,  pasi që i njëjti me substancën narkotike ka tentuar që të ik, posa i ka vërejtur zyrtarët policorë”, thuhet në postimin e Policisë së Kosovës.

Policia ka arritur ta arrestoj personin e dyshuar, të cilit edhe iu është konfiskuar substanca narkotike e dyshuar, e llojit marihuanë.

“Njësia e Forenzikës ka dalë në vend të ngjarjes dhe ka bërë fotografimin dhe konfiskimin e dëshmive dhe në cilësinë e provave materiale janë konfiskuar 1 kg. 162 gramë (1162 gr.) substancë e dyshuar narkotike, të vendosura në qese letre”, thuhët në njoftim.

Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori kujdestar, Departamenti i Krimeve të Rënda, i cili ka udhëzuar që të iniciohet rasti për veprën penale: “Blerja, posedimi, shitja dhe shpërndarja e paautorizuar e narkotikëve substancave psikotrope ose analoge”.

Me urdhër të prokurorit të dyshuarit  i caktohet ndalimi policor prej 48 orësh./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare

Të tjera