Lajme

Arrestohet një person i kërkuar në Ferizaj

Autori: Gazeta inFokus 09:27 | 08 July 2023

Policia informoi sot se një person i kërkuar u arrestua në Ferizaj.

Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresaës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope apo analoge’’ me dënim burgimi prej dy vitesh.

“Me datën 07.07.2023 rreth orës 18:20 policët e stacionit në Ferizaj, në rrugën “Reçaku” në Ferizaj kanë ndaluar e më pas e kanë arrestuar personin e kërkuar me urdhëresë të gjykatës G.H (M/K), i moshës 53 vjeçar. Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatës.”, bëri të ditur Policia.

-Advertisement-

Pas kompletimit të dokumentacionit, i arrestuari u dërgua në vuajtje të dënimit

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
-Advertisement-

Të tjera