Lajme

Arrestohet një i dyshuar për djegien e Xhamisë në Magure të Lipjanit

Autori: Gazeta inFokus 19:49 | 21 October 2020

Policia e Kosovës ka një arrestuar person të dyshuar për zjarrëvënie të qëllimshme të xhamisë në Magure të Lipjanit.

“Sot me datën 21.102.2020, rreth orës 09.05, është pranuar një informatë se xhamia në fshatin Magure është duke u djegur, njësitet policore kanë dalë në vend-ngjarje, si dhe zjarrfikësit për të intervenuar në shuarjen e zjarrit”, ka njoftuar fillimisht zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

Zëdhënësi Hoxha ka bërë të ditur për Indeksonline se në bazë të veprimeve hetimore që janë ndërmarrë nga Policia e Kosovës, sipas procedurave dhe pas procesit të intervistimit me urdhër të prokurorit kompetent, një person i dyshuar është ndaluar për mbajtje për procedura të mëtejme ligjore.

-Advertisement-

Burime të Indeksonline kanë bërë të ditur se i dyshuari i arrestuar sot është duke qëndruar në Qendrën e Azilit në fshatin Magure.

Xhamia në Magurë të Lipjanit është kallur sot në orët e hershme të mëngjesit. Një banor i këtij fshati ka treguar se aty banojnë disa azilkërkues, i cili dyshon se kanë ndezur qëllimshëm zjarrin.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane

Të tjera