Lajme

Arrestohet një grua në Vushtrri, publikoi video duke shtënë me armë

Autori: Gazeta inFokus 09:26 | 07 February 2023

Policia e Kosovës ka arrestuar një grua në Vushtrri pasi kishte publikuar në rrjetet sociale një video duke shtënë me armë zjarri, shkruan Gazeta Infokus.

Sipas policisë me vendim të prokurorit gruaja është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

“Më 06.02.2023 është identifikuar dhe arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi e njëjta në rrjetet sociale kishte publikuar një video ku ajo shihej duke shtënë me armë zjarri. Me vendim të prokurorit e dyshuara është liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregull”, thuhet në njoftimin e policisë./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…

Të tjera