Lajme

Arrestohet një grua në Drenas, u përlesh fizikisht me djalin e saj

Autori: Gazeta inFokus 09:05 | 18 June 2023

Është arrestuar një grua në Drenas, pasi është përleshur fizikisht me djalin e saj të mitur.

Në raportin 24 orësh të policisë bëhet e ditur se të dy e kishin sulmuar njëri-tjetrin.

“Është arrestuar e dyshuara femër kosovare e cila pas një mosmarrëveshje ishte përleshur fizikisht  me djalin e saj të mitur, të dyshuarin mashkull kosovar dhe kishin sulmuar njëri tjetrin”.

-Advertisement-

“Si pasoj e dhunës dy të dyshuarit kanë pësuar lëndime dhe kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit  e dyshuara është dërguar në mbajtje,  kurse djali i saj është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite
-Advertisement-

Të tjera